LajmeMaqedoniTopLajm

Dashtevski në vend të Derkovskit?! Për LSDM, të papranueshme janë spekulimet derisa procedura ende po zgjat

Komisioni shtetëror zgjedhor do të bëhet me anëtarë të rinj.

“Po, mund të konfirmoj se me vendimin e Komitetit të fundit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, profesori Aleksandar Dashtevski e mori përkrahjen që të propozohet për kryetar të ri të KSHZ-së”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kjo pason pasi skadoi mandati i përbërjes së mëparshme, pas çka Kuvendi filloi procedurë për zgjedhje të anëtarëve të rinj.

Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së skadon këtë muaj, ndërsa pasues i kryetarit të deritanishëm, Oliver Derkovski, sipas të gjitha gjasave do të jetë profesori Aleksandar Dashtevski.

Nga LSDM-ja thonë se shpallja mbaroi sot  dhe nuk duhet të spekulohet.

“Procedura ende nuk ka përfunduar dhe në këtë moment nuk duhet të spekulohet me këtë”, thonë nga LSDM.

Zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së bëhet në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor. Kryetarin e propozon partia opozitare e cila ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, e cila gjithashtu ka edhe një anëtar në Komision.Partitë në pushtet, propozojnë nënkryetarin (i cili do të ishte në radhët e BDI-së) dhe tre anëtarë të tjerë (LSDM).Nëse zgjidhet Dashtevski, kjo nuk do të jetë përvoja e tij e parë në KSHZ. Ai u zgjodh anëtar i Komisionit edhe para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2006, por aso kohe vinte si kuadro e VMRO-PP.

VMRO-DPMNE-ja në përbërjen aktuale të KSHZ-së, e cila është në largim, gjithashtu kishte kryetar – Oliver Derkovskin, kurse anëtarja e Komisionit nga partia më e madhe opozitare është Elizabeta Postollovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close