LajmeMaqedoniTopLajm

Arsovski: Politikanët ndër të parët do të vaksionohen kundër Covid-19

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski përmes një pres konference ka theksuar se politikanët në do të jenë në mesin e të parëve që do të vaksinohen kundër coronavirusit, që të japin shembull pozitiv për qytetarët.

Ai tha se vaksina pritet të arrijë në muajt e parë të vitit 2021.

“Akoma nuk dihet se sa është numri i vaksinave që do të vijnë nga Bullgaria, Greqia dhe Polonia. Vendi nuk pret vetëm donacione, por edhe në kohë i ka marrë të gjitha hapat për të siguruar vaksinën”, ka theksuar Arsovski.

Ndryshe, RMV pritet të blejë 833 mijë doza të vaksinës nëpërmjet sistemit Kovaks dhe pritet të arrijnë në muajt e parë të vitit 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close