LajmeRajonTopLajm

Osmani përfundoi konsultat me partitë politike, data e zgjedhjeve sapo palët ta marrin aktgjykimin e Kushtetueses

U.d. Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për dërgimin e vendit në zgjedhje, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta

Related Articles

Back to top button
Close
Close