BotaLajmeTopLajm

Situatë kaotike në kufi, rreth 10 mijë shoferë të kamionëve presin të futen në Francë nga Britania e Madhe – përleshen me policinë

Një situatë kaotike është krijuar në kufirin mes Britanisë së Madhe dhe Francës që është hapur sërish, në të cilën shoferët e kamionëve për ditë të tëra kanë qenë të ngujuar për shkak të mbylljes së vendit si rezultat i shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit.

Francezët dhe qytetarët e vendeve të BE-së nga e premtja sërish do të mund të futen në Francë nga Britania e Madhe nëse posedojnë testin negativ të coronavirusit, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit francez.

Edhe pse është pritur se do të qetësohet situata në jug të Anglisë, shoferët e nervozuar nuk janë të kënaqur me zgjidhjen që u ka bërë shteti.

Procesi i kalimit në Britani-Francë është duke u bërë ngadalë dhe duhet t’i nënshtrohen testeve rapide që u japin rezultatet për gjysmë ore – nëse janë pozitiv apo negativ – dhe është e qartë se me këtë tempo të punës do të mbesin të ngujuar nëpër kufij për ditë të tëra.

Në hyrje të Francës presin mbi 10 mijë shoferë, e disa prej tyre tash e katër ditë po qëndrojnë të ulur nëpër kamionët e tyre duke pritur vendimin e liderëve evropianë.

E sot ka esklauar situata për shkak të pakënaqësive të shumta, ku shoferët u grupuan dhe filluan të sulmojnë policët. Gazetari i Sky News, raporton se sirenat po dëgjohen në të gjitha anët e Doverit.

“Në çdo rast, jemi në një situatë më të mirë sesa që ishim dje, të paktën kufiri është hapur. Megjithatë, problem është testimi. Anglezët thonë se mund të tentojnë 6 mijë persona në ditë, por edhe kjo shifër është diskutabile. Nëpër rrugë dhe në pistat e aeroportit Manston aktualisht gjenden 10 mijë kamionë e pritet që edhe 7 mijë tjerë t’ju bashkohen. Disa mund të qëndrojnë të ngujuar për disa ditë”, ka thënë Raluka Marian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close