LajmeTeknologji

Apple po shfaq një pikë të vogël portokalli në cep të ekranit të një iPhone

Përditësimi i iOS 14 shfaq një pikë portokalli në pjesën e sipërme të ekranit tuaj të iPhone sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera për t’ju paralajmëruar nëse dikush po spiunon ose po dëgjon.

Apple po shfaq një pikë të vogël portokalli në cep të ekranit të një iPhone për të bërë të ditur përdoruesit e iPhone që mikrofoni ose kamera e tyre është aktivizuar, si pjesë e azhurnimit të ri të softuerit iOS 14, transmeton lajmi.net.

Versioni i ri i sistemit operativ të Apple, i lëshuar këtë javë, vepron si një nxitje për përdoruesit që të paktën një nga aplikacionet e tyre po dëgjon ose shikon.

Pika e vogël, por e dukshme shfaqet në të djathtë të sipërme të ekranit të iPhone, pak mbi shiritat e sinjalit.

Përdoruesit e iPhone gjithashtu mund të shkojnë në Qendrën e Kontrollit të telefonit të tyre për të parë nëse një aplikacion ka përdorur mikrofonin ose kamerën kohët e fundit.

Përdoruesit mund të refuzojnë aksesin e aplikacioneve në kamerën dhe mikrofonin e tyre nëse janë shkelës të vazhdueshëm, ose t’i fshijnë plotësisht aplikacionet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close