LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa akuzon BDI-në se i vodhi idenë…

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, i cili është koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, i tha TV21 se BDI e vodhi idenë e subvencionimit të punësimit etnik në sektorin privat.

“Alternativa në programin e saj e ka këtë propozim, me qëllim që të stimulohet punësimi i shqiptarëve në sektorin privat “, deklaroi Rexhepi.

Subvencionime për kompanitë private të cilat do të ndihmojnë në përfaqësimin e drejtë etnik në punësime, paralajmëroi ditë më parë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, e kjo sepse siç shtoi, sektori privat çalon jashtëzakonisht në këtë aspekt.

“Flasim jo vetëm për shqiptarë por edhe për komunitete të tjera. Nëse e keni lexuar ekspozenë dhe programin qeveritar theksohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në sektorin privat. Ne e planifikonim me subvencione, që t’i subvencionojmë për shembull duke paguar tatimin për këto punësime në këto kompani private për 3 vitet e para në mënyrë që ta rrisim përfaqësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”,- deklaroi Artan Grubi zv/kryeministër i parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close