
Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cila tha se ai së bashku me Vjosa Osmanin do të marrin mbi 50 % të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Maliqi thotë se kjo është e pamundur pasi rezultatet e marra nga Osmani dhe Kurti, në zgjedhjet e 6 tetorit janë edhe vota të partive ku ata bëjnë pjesë.
Ai thotë se Vjosa Osmani individualisht nuk mund t’i sjellë LVV-së më shumë se 25 mijë vota, ç’ka nuk do t’i siguronte Kurtit as 40%.
Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Maliqi, thotë se nuk ka gjasa të ndodhin para pranverës së vitit 2021.
Maliqi parashikon zhvillime dinamike në skenën politike gjatë kësaj periudhe kohe.
Ai thekson dialogu me Serbinë mund të fuqizojë Avdullah Hotin dhe lë në hije LVV-në si dhe parashikon një bashkim PDK-NISMA.
“Me gjasa zgjedhjet nuk do të ndodhin para pranverës së vitit 2021, dhe deri atëherë ka gjasa që të konsolidohet nëse jo koalicioni aktual, atëherë efekti i pozitivitetit që ka sjell Avdullah Hoti në raportet me SHBA-të dhe BE-në, sepse deri atëherë do të mund të ketë zhvillime të rëndësishme rreth marreveshjes me Serbinë që do t’ia humb ndikimin Albin Kurtit, dhe rifuqizoj Hotin, LDK-në por edhe PDK-në nëse ribashkohet me Nismën e Fatmir Limajt. Skena politike në Kosovë është në fazën e zhvillimeve dinamike dhe jo statike, harrojeni konfiguracion e shpresës së 6 tetorit.”
Ditë më parë ishte kryetari i LVV-së, Albin Kurti i cili deklaroi se së bashku me Vjosa Osmanin do të fitojnë mbi 50 % të votave.
Edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përjashtimit nga strukturat e partisë ka paralajmëruar largimin nga LDK-ja.
/Gazeta Blic/