MaqedoniTopLajm

Raporti javor: Rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID-19 në Maqedoni

Në javën që lamë pas, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 951 raste të reja me koronavirus. Ky shifër paraqet një rritje prej 34.9 për qind për dallim prej një javë më parë. Rastet janë regjistruar në 29 qytetet të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa më e madhe në Shkup, Koçani.

Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 9.8 për qind, ose 1.4% më shumë se javën e kaluar.

ISHP

“Janë regjistruar persona të sëmur nga të gjitha grup moshat. Më tepër e moshës mbi 60 vjeçare, 22.4%. Një numër i madh i të sëmurëve janë të moshës 50-59, 18,5 për qind. Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijë 0-9 vjeç, 3.9%. 

Ka pasur 48 raste të vdekjes, që paraqet rritje prej 21 persona më shumë. Në lidhje me moshën 32 persona kanë qenë mbi 60 vjet, 8 në moshën 50-59, 4 nga 40-49, 3 nga 20-29 dhe një rast prej 30-39.

Related Articles

Back to top button
Close
Close