LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët konferencë të jashtëzakonshme, pushteti pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri ka dalur në pres konferencë për shtyp për të denoncuar pushtetin i cili e cenon vullnetin e qytetarëve me kërcënime ne forma të ndryshme.

Neziri tha se:

Kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme për të denoncuar tentimet e partive në pushtet, LSDM dhe veçanërisht BDI, për të penguar të drejtën e qytetarëve për shprehje të vullnetit të lirë në zgjedhjen lokale që do të mbahen nesër. Gjatë ditës së sotme qytetarët kanë denoncuar shkelje skandaloze të heshtjes parazgjedhore dhe kodit zgjedhore, që vijnë si pasojë e humbjes, frikës dhe hutisë që mbizotëron në radhët e regjimit në ikje.

Rasti më skandaloz për të cilin kemi edhe fotografi dhe video inçizim është agjitimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili gjatë gjithë ditës ka qëndruar në disa fshatra të Komunës së Gostivarit i cili ka hyrë derë në derë. Në një rast tjetër, po në Gostivar, një furgon i bardhë me targa të Gostivarit ka shpërnda para si kompenzim për blerje të votave.

Kryetari në largim i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka shkelur ligjin, duke dërguar kompanitë të asfaltojnë rrugët në fshatin Kalisht dhe Morovisht.

Në Tetovë, udhëheqësia e Ndërmarjes Publike Komunale ka thyer heshtjen dhe kanë keqpërdorur pozicionin, duke ju bërë thirje përmes mesazheve në një grup në viber, të punësuarve të ndërmarrjes që nesër të votojnë për Teuta Arifin.

Ndërkohë qytetarë dhe aktivistë tanë kanë denoncuar edhe blerje të votave në Haraçinë dhe Çair nga zyrtarë të LSDM-së dhe BDI-së, për të cilët jemi në pritje të dëshmive.

Të gjitha këto shkelje dhe keqpërdorime janë denoncuar në të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare, në polici dhe prokurori. Ju bëjmë apel qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe presioneve të fundit që po i bëjnë partitë në pushtet. Kujtojmë se sipas Kodit Penal në fuqi, shkeljet e këtilla dënohen me të paktën tre vite burg. Të mos mashtrohet dikush se do ta mbrojë imuniteti ose do të përfitojë nga ndonjë falje apo amnesti. Le ta dijnë porositësit dhe ekzekutuesit e veprime të këtilla se të gjithë do të përgjigjen para ligjit, askush nuk do të mund të shpëtojë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close