MaqedoniTopLajm

Aksident trafiku, humb jetën shkupjani, lëndohen dy të tjerë

Sot (26-dhjetor) rreth orës 11 e 50 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, në afërsi të urës së Skudinjës, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura edhe atë ,,Audi” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 29-vjeçari S.E. nga Shkupi dhe vetura ,,Mercedes” me targa të Dibrës, të cilën e ka drejtuar nga 25-vjeçari E.K. nga Dibra. Në këtë aksident 52-vjeçari A.D. nga Shkupi, pasagjer në veturën ,,Audi” ka pësuar lëndime vdekjeprurëse nga të cilat ka ndëruar jetë ne vendin e aksidentit, kurse shoferi i veturës ,,Audi” dhe pasagjeri i të njëjtës veturë M.E. (29) gjithashtu nga Shkupi,me lëndime të rënda trupore janë dërguar në Spitalin e Dibrës për tu ofruar asistencë mjekësore. Kurse shoferi i veturës ,,Mercedes” ka mbaruar me lëndime të lehta. Prokurori Publik dhe ekipa nga DPB Gostivar kanë kryer inspektimin në vendin ne ngjarjes, kurse me urdhër të Prokurorit Publik, ndaj trupit të pa jetë të viktimës do të kryet autopsi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close