LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Për 22 vite dhunshëm nuk kemi fituar, populli na ka fituar dhe ne e kemi përfaqësuar atë

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sipas Ahmetit zgjedhjet e 8 majit nuk janë vetëm një proces formal zgjedhor por janë një referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të vendit, referendum i cili duhet medoemos të fitohet.

“Dëgjojë zëra, ky do të hyjë në Qeveri, ai do të hyjë në qeveri. Në Qeveri të çon populli, për 22 vite dhunshëm nuk kemi fituar, populli na ka fituar dhe ne e kemi përfaqësuar atë. E kemi gjete në tokë përfaqësimin e shqiptarëve në këtë vend kurse tani po i njëjti është duke drejtuar këtë vend me një kryeministër shqiptar, çfarë të bëjë më tepër! E di që ka edhe shumë punë për tu bërë, a ka mundur të bëhet edhe më shumë, sigurisht që po. Me 8 Maj keni listat përpara, është Sadulla Duraki, është Skender Rexhepi. Sadullai i ka hapur dyert UÇK-së, mbi 200 burra ka strehuar dhe nuk i është dridhur qerpiku fare. Tani ju keni mundësinë të zgjidhni! Afrim Gashi më duket me muzikë është marrë, a do të votoni Sadullain dhe Skenderin apo Afrim Gashin me gitarë!?, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close