LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi : Të gjithë në këmbë për të mos lejuar nëpërkëmbje, JO Mickovskit dhe 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që e shitën votën tuaj

Zv. Kryeministri Artan Grubi, në një postim në profilin e tijë ka bërë thirje që votat e shenjta të qytetarve të mos shkojë pa asnjë kusht tek Mickovski dhe të 5 personave në opozitë, të cilët kanë braktisur partitë e tyre, votën e ndershme opozitare e shëndëruan në votë për VMRO-në, Mickovskin dhe Gordanën, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Për interesa të ngushta, personale, të 5 personave në opozitë, të cilët kanë braktisur partitë e tyre, votën e ndershme opozitare e shëndëruan në votë për VMROnë, Mickovskin dhe Gordanën.
Votën tuaj të shenjtë po ia shesin pa asnjë kusht VMROsë për interesa personale.
Të dashur bashkëkombas dhe të giithë të tjerët, ju keni shans që ta përmirësoni këtë me 8 maj dhe të drejtoni votën tuaj në drejtim të mbrojtjes së UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Po deshët ta vendoni para aktit të kryer Mickovskin e VMROnë e t’ia pamundësoni ti bënë të gjitha ato që i kërcënon dhe ti thoni JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që e shitën votën tuaj dhe nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre, atëherë dilni dhe rreshtohuni me Frontin Europian dhe mundësoni 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4️⃣.
Të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet dhe bllokim 20 vitet e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close