LajmeRajonTopLajm

A lidhet shtyrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me konferencën e Albin Kurtit?

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Por gjithçka ndryshoi Brenda pak minutave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se mbledhja është shtyrë. Fajin ia la Listës Serbe se është duke e shantazhuar Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, me mospjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e planifikuara gjatë periudhës së fundit.

Por, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet dhe të ketë kushtëzime nga Lista Serbe.

Gjithashtu Konjufca ka treguar edhe detaje kur nënkryetari i Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq është larguar nga mbledhja.

“Ma merr mendja që Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Kjo është e papranueshme për ne. Nuk pranojmë kurrfarë shantazhi, aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike, pa e fshehur, bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojkoti”, tha Konjufca.

Ai tha se Simiq edhe herën e kaluar kur ishte planifikuar të mbahej mbledhja e Kryesisë qëllimshëm është larguar, duke e pamundësuar mbajtjen e saj.

“Zotëri Simiq po vjen këtu, po shfaqet, nuk është se po mungon nga fillimi, po vjen po e sheh që jemi katër, që është numri i mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjeve, ai po largohet që të mbesim tre e të mos mund të funksionoj mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar, ne ishim katër, sapo filluam Sllavko Simiqi kur e pa që jemi në pragun e kuorumit për të marrë vendimin, ai foli në telefon me dikë dhe u largua. Këtë e ka bërë edhe sot”, u shpreh i pari i Kuvendit.

E kjo shtyrje ndodhi pak minuta pas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, se kryeministri Albin Kurti ka konferencë për media.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës është theksuar se konferenca do të zhvillohet në ora 12:00.

Por në njoftimin përkatëse nuk është saktësuar tema për të cilën pritet të flasë Kurti.

Duhet përkujtuar që kryeministri Kurti ka folur pak lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në vend, duke pas parasysh se partia të cilën drejton ai pati një rezultat krejtësisht të kundërt nga zgjedhjet nacionale.

I menjëhershëm për këtë veprim të Konjufcës ka qenë reagimi I shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë dhe pozitën për mungesë të angazhimit në agjendën legjislative.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se mazhoranca nuk po shihet rritje e angazhimit për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.

“Sa i përket funksionimit të Kuvendit, tash e një kohë jemi dëshmitar që nuk kemi pasë mbarëvajtjen të duhur. Përgjegjësia bie mbi mazhorancës që është tregu joefikase në shumë aspekte. S’kemi arritur që nga fillimi me pasë një funksionim të mirëfilltë i icili  do t’i përgjigjej edhe nevojave të qytetarëve”.

Tahiri ka thënë që rol të madh ka edhe Qeveria, pasi sipas tij është proceduesi më i madh i agjendës legjislative.

“Mosfunksionimi i Qeverisë ka dëmtuar shumë parti, pasi janë mbet pezull shumë projekte të ndryshme. Prandaj, prej fillimit nuk kemi parë angazhim për përmirësim të efikasitetit. Dihet qëndrimi i PDK-së, që edhe gjatë verës kur ishte kriza e pandemisë kemi tregu përkushtimin dhe angazhimin tonë e kemi kërkuar që të mblidhemi më herët, t’i ndërpremë pushimet. Mirëpo, kjo mazhorancë ka vazhduar me ritmin e njëjtë”.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kuvendi i Kosovës është i bllokuar tash e sa muaj edhe pse shumica parlamentare ka mbi 50 përqind.

Ai tha se ka shumë ligje të rëndësishme që presin të trajtohen e që për shkak të mungesës së kuorumit nuk po arrihet të procedohet tutje.

“Në historinë e jetës parlamentare nuk mbahet mend që një shumicë të ketë mbi 50 përqind, ndërsa këto mbledhje të kryesisë dështojnë. Ligji për pagat në sektorin publik, ligj i cili është në agjendë është shumë i rëndësishëm që trajton pagën në një situatë kur janë rritur çmimet”, tha ai, raporton KP,

Tahiri tha se nga mosmbajtja e seancave janë grumbulluar afër 40 pika të rendit të ditës, e që tha se për trajtimin e tyre duhen të paktën 4 ditë.

“Kuvendi është i bllokuar tash e disa muaj. Nëse shohim rendin e ditës, shohim që ne kemi mbi 30 pika, kur të nisim seancën të paktën katër ditë duhet të punojmë. Do të kemi një seancë maratonike”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close