
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp e ka publikuar programin dhe vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, pasi e mori mandatin si kryetar i Tetovës.
Kasami tha se fillimisht do të rishikojë të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve dhe të njëjtat do t’i publikojë në opinon.
Ai gjithashtu tha se do të largohen shtyllat sinjalizuese për korsitë e biçikletave, si dhe parkingu do të jetë pa pagesë deri në një afat të caktuar, gjegjësisht deri sa të shihet puna e ndërmarrjes publike për parkingjet.