LajmeRajon

“Kone, je në përgjimet e Rezart Taçit”/ Përplasje në Kuvend mes Salianjit e Braçes, ndërhyn Garda (VIDEO)

Seanca plenare e kësaj të Marte është ndërprere pas një përplasje që pasur mes deputetit të PD-së Ervis Salianjin dhe atij të PS-së Erion Braçe.

Nga foltorja e Kuvendit, ishte deputeti demokrat që fillimisht hodhi akuza ndaj Braçes.

Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane të dali dhe të flasë se paska ik. Në përgjimet e fundit të prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin. Për ty për ty e kam hajde. A je ti zëvendëskryeministër që në përgjimet e prokurorisë italiane… O ti çohu në këmbë…”, shprehet Salianji ndërkohë që Braçe ngrihet në këmbë dhe replikon nga vendi.

“Mos mu drejto mua si kshu, o kone, kone, mos mu drejtua mua si kone se je mësuar me këta, o kone”, shprehet më tej Salianji nga foltorja e Kuvendit.

Më pas, të dy shkojnë drejt njeri-tretit, ndërsa punonjësit e gardës në parlament ndalojnë një përleshje fizike të mundshme mes deputetëve.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Linda Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës për pesë minuta.

Replikat pas përplasjes

Me rinisjen e seancës, Braçe mohoi akuzat e Salianjit.

“Dokumenti (për të cilin foli Salianji) mban datën 18 nëntor 2021, unë s’kam qenë zëvendëskryeministër”, tha Braçe.

“O e kam denoncuar unë  ARMO-n,  o s’ka fol njeri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori. Unë dhe Rezart Taçi s’kemi folur kurrë me njeri-tjetrin, s’kemi shkëmbyer telefonata e as mesazhe e as kemi pasur ndonjë formë komunikimi. S’kam shkelur kurrë në televizionin e Rezart Taçit, por ka fytyra këtu që janë paguar nga Rezart Taçi”, shtoi Braçe.

Në replikë, Salianji u shpreh: “Pyetja ishte e thjeshtë. Nuk e di pse të djeg kaq shumë. A është zëvendëskryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo jo? Kjo është pyetja: Nëse është një zëvendëskryeministër tjetër apo është personi parafolës që flet edhe bën si e shenjta Mari, padiskutim që kjo duhet parë”.

“Nëse është parafolësi ai që përflitet për para KESH dhe përfshirje me gjithë llumin e krimit nga Laguna e Karavastasë në Divajakë dhe në Lushnje dhe me gjithë llumin tjetër, këtë ja u provoj edhe tek foltorja tjetër, si ta doni”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close