LajmeShowbiz

A “dështoi” Era në karrierën ndërkombëtare? – Ultra Music nuk figuron më në këngët e reja të saj

Këngëtarja Era Istrefi është rikthyer në skenën e muzikës shqiptare pas gjashtë viteve. Pos “Bonbon”-it dhe këngës së Botërorit në Rusi më 2018, këngët tjera që ka realizuar Era nuk e kanë arritur atë impaktin që është pritur. “Bebe” dhe “TKRTK”, dy këngët e fundit të Erës nuk e kanë më siglën e Ultra Music të Sony Entertainment  

Era Istrefi ia kishte dalë për mrekulli që të futet në tregun ndërkombëtarë të muzikës më 2016. Pa pritur, asaj në derë i trokitën producentët e njohur të kompanisë Sony, e të cilët blen këngën e Erës dhe e plasuan atë në platformat e tyre digjitale në internet.

Për pak kohë, kënga “Bonbon” u bë hit në tërë botën duke marrë vetëm në youtube më shumë së 856 milionë e 235 mijë e 789 klikime për gjashtë vite e 3 muaj.

Një këngë tjetër që pati sukses e Erës ishte ajo e “Live it Up” që ishte himni zyrtar i Botërorit të futbollit “Rusia 2018” e të cilën Era e këndoi në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith. Edhe pse u prit më shumë, “Live it Up”, nuk pati më shumë së 235 milionë klikime në youtube.

Një këngë tjetër që ka pasur shumë klikime e që era e ka realizuar ka qenë ajo me reperin rusë Aleksej Konstantinovič Uzenjuk i njohur ndryshe Ėldžej, këngë kjo që ka më shumë së 95 milionë klikime.

Për çudinë e të gjithëve, gjatë kohës së Ultra Music, kënga shqip e Erës me motrën, Norën, renditet në vendin e pestë si kënga më e suksesshme pasi që ka më shumë se 27 milionë klikime, shkruan GazetaExpress. Para saj ishte Redrum me Felix Snow që pati më shumë se 44 milionë klikime.

Por, duket së këto klikime nuk e kanë kënaqur Erën ose producentët e saj, pasi që këngëtarja kosovare këtë vit është kthyer fuqishëm në skenën tonë muzikore, e ku në dy këngët e saj të reja nuk figuron më Ultra Music.

Tashmë ajo ka realizuar dy videoklipe në gjuhën shqipe dhe kënga “Bebe” është bërë një hit i pakontestuar.

Kënga ka arritur që të këtë më shumë së 19 milionë e 693 mijë klikime në youtube.

“TKRKT” po ashtu është në rrugë të mirë për të bërë klikime dhe të jetë hit këtë verë, pasi që ka më shumë së 3.4 milionë klikime në youtube.

Pra, kjo tregon se Era nuk është më pjesë e gjigantit të muzikës argëtuese, ose asaj i është lejuar të punoj edhe në gjuhën shqipe edhe këngë me ta, pasi që si partner të saj në YouTube ende figurojnë këngët e Erës, por tashmë aty janë edhe disa partner shqiptarë të youtube.

Era ende nuk ka treguar së si janë marrëdhëniet e saj me Ultra Music, pasi që këngëtarja nuk është shumë e hapur për media. Ajo di të jetë sekrete si për jetën e saj profesionale ashtu edhe për atë private.

Ajo madje ka 6 vite që ka dhënë intervista për mediat shqiptare, ku njëra prej intervistave të fundit ishte ajo e janarit të vitit 2016 për emisionin e “Express Rozë”, pas së cilës intervistë Era kishte arritur që në mars të siguronte karrierë ndërkombëtare me “Bonbonin” e saj.

Era pritet që të marrë pjesë në festivalin “We Love Albania”

Era Istrefi tashmë ka konfirmuar se do të jetë në “line-up” të festivalit shqiptar “We Love Albania”.

Ky festival mbahet më 18 qershor dhe duket se do të jetë në njërin nga shtetet e perëndimit.

Me këtë rast, Era paralajmëron kthim në skenën shqiptare të muzikës, ku do të këndon edhe nëpër mbrëmje të ndryshme, një gjë të cilën këngëtarja nuk e ka bërë që prej vitit 2016, përjashto ndonjë eventi special ku ka marrë pjesë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close