
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informon se janë ndërmarrë aktivitete për përfundimin e procesit të regjistrimit në sistemin e-Shërbime Tatimore (e-PPD), për qytetarët të cilët kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e një profili përdoruesi si tatimpagues – person fizik, por procedura e regjistrimit nuk është përfunduar plotësisht.
Pas kontrolleve të kryera në sistemin e-Shërbime Tatimore (e-PPD), është konstatuar se mbi 35.000 qytetarë kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e një profili përdoruesi si tatimpagues – person fizik, por procedura e regjistrimit nuk është përfunduar plotësisht. Me qëllim përfundimin e procedurës, këtyre qytetarëve nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përmes postës elektronike [email protected], u janë dërguar mesazhe të personalizuara me udhëzime për veprimet e mëtejshme.
“Nëse jeni pjesë e këtyre qytetarëve, ju bëjmë thirrje që të drejtoheni në zyrën përkatëse të Drejtorisë së të Ardhurave Publike me një dokument të vlefshëm identifikimi, me qëllim që një person i autorizuar zyrtar t’ju miratojë regjistrimin. Pse është e rëndësishme të keni një profil përdoruesi të vlefshëm dhe aktiv në sistemin e-Shërbime Tatimore? Ju mundëson përdorimin e shërbimeve përmes portalit të shërbimeve elektronike – https://uslugi.gov.mk/.
Ju mundëson kontrollimin e të dhënave nga Deklarata juaj vjetore tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale (TAP-ATV). Ju mundëson realizimin e të drejtave që janë në kompetencë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike – si lëshimi i vërtetimit për të ardhurat e realizuara, por edhe të drejtave nga institucione të tjera. Drejtoria e të Ardhurave Publike u dërgon të dhëna institucioneve të tjera që vendosin për realizimin e të drejtave të qytetarëve. Këto të dhëna mund të jenë vendimtare për realizimin e të drejtave tuaja. Ju mundëson përdorimin e të drejtës së përcaktuar me Ligjin për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për personat fizikë – për të skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” është e nevojshme të keni një profil përdoruesi në sistemin e-Shërbime Tatimore (e-PPD)”, njofton DAP.
Tatimpaguesit që kanë nevojë për informacione shtesë mund të kontaktojnë në adresën elektronike [email protected] ose numrin e telefonit 02/3253-200 dhe 0800 33 000 (vetëm nga operatorët fiks)



