
Prej sot sipas vendimit të Qeverisë ora policore do të fillojë nga ora 24:00, ndërsa do të zgjasë deri në orën 4:00 të mëngjesit.
Megjithatë Qeveria më herët kishte paralajmëruar se për festën e Bajramit midis 12 dhe 13 majit, sikur edhe për Pashkët midis 1 dhe 2 majit, nuk do të ketë orë policore, prandaj ky orar i lëvizjes do të vlejë nga 13 maji.
Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (vetën terraca veror, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30”.
Të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30% të kapacitetit të hapësirës së mbyllur. Protokolli i dedikuar për fëmijët nën kujdes në kopshtet e fëmijëve të ndryshohet, gjegjësisht lejohet rritja e numrit të fëmijëve nga 15 deri në 20 në një grup. Në mënyrë shtesë do të hapen edhe sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive.
Këto masa do të vlejnë deri në 18 maj 2021.



