
Shumat e kompensimeve që shprehen me përqindje paraqesin harxhim ndoshta jo të madhe në shikim të parë, mirëpo kur paguhen në mënyrë të vazhdueshme dhe për çdo muaj, atëherë në një interval kohor prej një vit – do të mblidhet një shumë e rëndësishme e kompensimeve
Fisnik PASHOLLI
Të panumërta janë shërbimet bankare, për të cilat paguhen kompensime të ndryshme nga qytetarët. Shfrytëzuesit e shërbimeve të ndryshme bankiere thonë se shpesh nuk e kanë të qartë deri në fund apo plotësisht se si dhe sa paguajnë për shërbime të caktuara, për harxhimet mujore, për lartësinë e provizioneve të ndryshme, pagesën e mëhershme të kredive, dhe shumë të tjera. Në fakt, bankat ofrojnë një asortiment të gjerë të shërbimeve që nënkupton edhe numër të madh të kompensimeve që ju paguajnë klientëve. Shpesh këto pagesa janë vështirë të dukshme dhe të qarta për konsumatorin e fundit, andaj edhe bë mënyrë të popullarizuar të quhen “harxhime të fshehta”. Shumat e kompensimeve që shprehen me përqindje paraqesin harxhim ndoshta jo të madh në shikim të parë, mirëpo kur paguhen në mënyrë të vazhdueshme dhe për çdo muaj, atëherë në një interval kohor prej një viti dhe më shumë – do të mblidhet një shumë e rëndësishme e kompensimeve të ndryshme të paguara për shërbimet e ndryshme të bankave.LAJME TË NGJASHME
Me fjalë të tjera, kur përllogariten kompensimet dhe provizionet e ndryshme që qytetarët më së shpeshti paguajnë në banka,ato shpesh nuk i presin ato apo nuk dinë më shumë për to. Qytetarët shpesh nuk i njohin as harxhimet që banka ju paguan në nivel mujor dhe vjetor, cilat janë harxhimet për transaksione të ndryshme të realizuara… Bankierët lidhur me koston e kompensimeve për qytetarët, thonë se tarifat po ndryshohen në vazhdimësi në bazë të kushteve të tregut dhe harxhimeve që kanë bankat në punën e tyre të përditshme. Ekspertët e kësaj lëmie vlerësojnë se nevojitet një informim më i madh për klientët për harxhimet e ndryshme të shërbimeve të bankave, kur dhe pse ato paguhen me qëllim që qytetarët të dinë se nuk ekzistojnë harxhime të fshehura, por ato shpesh nuk prezantohen si duhet dhe për to mungojnë edhe të dhëna të sakta dhe precize se çka dhe si kanë paguar qytetarët me qëllim që të mos hezitojnë dhe të mos i ikin përdorimit më të madh si të bankomateve apo shërbimeve elektronike të bankave.
Ish-guvernatori i Bankës Popullore, Ljube Trpevski, thotë se të gjitha harxhimet e bankave duhet të bëhen më të qarta, me qëllim që të rritet edhe më tej besimi në sistemin bankier vendor. “Qytetarët paguajnë shërbime të ndryshme ndaj bankave, andaj edhe bankat nevojitet të informojmë më shumë për të drejtat dhe obligimet që kanë shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre. Njëherësh me rritjen e konkurrencës nga viti në vit, dhe uljen e kamatave është e pritshme edhe ulja e kostos së shërbimeve dhe ndryshimi i shumave të harxhimeve të fshehura”, thekson Trpevski. Në ndërkohë, edhe hulumtimet e ndryshme kanë treguar se bankat paguajnë për shumicën e shërbimeve në mënyrë ndaras, disa paguajnë provizione në nivel mujor dhe vjetor, ndërsa klientët nuk kanë pasqyrë të qartë dhe transparente për harxhimet e tyre mujore.
Agjencia GFK që hulumton tregun bankar, realizoi analizën për koston e shërbimeve bankare për pranuesit e pagave në banka. Analiza tregon se klientët shpesh janë në dilemë për lartësinë e harxhimeve për shfrytëzimin elektronik të shërbimeve, ndërsa dilemat vazhdojnë nëse të shfrytëzojnë apo jo shërbimet elektronike. Dilema dhe paqartësi ekzistojnë edhe për provizionet, pagesat në vend dhe jashtë vendit. Analiza më tej ka treguar se bankat në Maqedoni kanë harxhim të ulët për mbajtjen e llogarisë, por megjithatë çdo harxhim tjetër paguhet. Hulumtimi më tej tregon se pjesa më e madhe e bankave paguajnë 11 për qind kamatë për tejkalimin e lejuar të llogarisë. Disa banka ofrojnë edhe mundësinë e tërheqjes pa pagesë të të hollave nga bankomatët e bankave të tjera, ndërsa qytetarët që nuk e kanë këtë mundësi – paguajnë prej 60 deri 300 denarë për një transaksion.
Në ndërkohë, ekspertët e financave pajtohen se klientët nevojitet të kenë informacione të mjaftueshme se cilat janë harxhimet e shërbimeve të bankave dhe sa shpesh i paguajnë ato, me qëllim që të anulohen harxhimet e fshehura. Ndër hapat që propozohen nga ekonomistët për të anuluar harxhimet e ndryshme është edhe vendosja e një obligimi ligjor të bankave që të tregojnë kamatat efektive të shkallëve të ndryshme të kredive. Kjo nënkupton që qytetarët të dinë më shumë se si lëvizin kamatat e ndryshme së bashku me kompensimet e ndryshme, në vitet e para dhe të mëvonshme të periudhës së pagesës së kredisë. Në ndërkohë, pritet që edhe Ligji i ri për shërbime dhe sisteme pagesore që do të miratohet sivjet – të zvogëlojë edhe matej çmimet e shërbimeve të bankave. Nga Banka Popullore thonë se rregullativa e re do të përforcojë konkurrencën në sigurimin e shërbimeve pagesore , ndërsa përmes përforcimit të mekanizmit të tregut do të kontribuojë për konkurrencë në rritje të ofertës së shërbimeve. Njëherësh, ligji i ri do të mundësojë edhe më shumë mekanizma për mbrojtjen institucionale të konsumatorëve. (koha.mk)



