
Të investojmë në gjelbërim.
Kisha nderin që sot vizitova UEJL-në, ku u prita miqësisht nga profesori im, tash rektor, Abdylmenaf Bexheti. Me kërkesë të këtij tempulli të dijes, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave pranoi me kënaqësi që t’i dhurojmë mbi 500 fidane për mbjellje. Me shumë kënaqësi pranuam kërkesën e UEJL dhe me këtë dëshmojmë përkushtinin tonë për të mbështetur çdo kërkesë qoftë nga qytetarët me vullnet të mirë apo edhe institucionet, e sidomos ato edukativo-shkencore që shprehin interesim për të bashkëpunuar me MBPEU-në shkroi Hoxha në profilin e tij në facebook.







