MaqedoniTopLajm

42 pacientë të hospitalizuar në Covid-Qendrat në Shkup

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 596 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 21 11 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 3 pranime të pacientëve, 12 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk ka pasur pranime, 4 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 4 në Institutin për Mjekësi Fizikale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 118 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 147 pacientë, në Kozle 32, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 7 pacientë, në KAG 2 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 41.

Gjithsej 596 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close