RajonTopLajm

Bilanci me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close