
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së.
Këtë deklaratë Kurz e ka dhënë në Twitter, pas një bashkëbisedimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Sapo kisha një videokonferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE-së, Edi Rama për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID-19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në publikimin e tij.
e pranimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në publikimin e tij.



