LajmeRajonTopLajm

AAK më e prerë së asnjëherë më parë: S’ka opsion tjetër, Ramush Haradinajt President ose shkojmë në zgjedhje

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka opsione tjera, përveç bërjes së Ramush Haradinajt president ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu deklaroi për Gazeta Blic, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

Selmanaj thotë se duhet të ketë konsensus mes partive politike për ta bërë President, Ramush Haradinajn.

“Ne si parti politike e kemi propozimin tonë për president të vendit, zoti Ramush Haradinaj. Tash varet si po zhvillohet procesi, ne presim që kjo kandidaturë me marrë përkrahjen e partive tjera politike, me pas ni konsensus. Nuk mundem me thanë se si do të shkojë ky proces por ne mbeti të hapur për bashkëpunim dhe përkrahje”, deklaroi Selmanaj për Gazeta Blic.

Kur u pyet se a kanë filluar bisedimet me partitë tjera për sigurimin e votave që Haradinaj të bëhet president, Selmanaj deklaroi se nuk mund të jap detaje.

Por ai thotë se të gjitha partitë duhet të arrijnë konsesnusin për Haradinajn ose vendi shkon në zgjedhje sepse nuk ka rrugë tjetër. “Nuk mundem të jap detaje, por është një proces që ka nis dhe detyrimisht, të gjitha partitë politike ose duhet me mrri konsensus për presidentin, në këtë rast për Ramush Haradinajn ose vendi shkon në zgjedhje sepse nuk ka rrugë të tretë”, thotë Selmanaj për Gazeta Blic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close