Përmes llogarisë në “Facebook”, drejtori i televizionit “RTV Dukagjini”, Ermal Panduri ka treguar se është kërcënuar nga një qytetar përmes një mesazhi.
Panduri ka postuar një fotografi, ku shihet një mesazh nga një person me emër e mbiemër, nga i cili kërcënohet me jetë duke i thënë se “ti e din mirë jetën e ki të kërcënume”. Pos kësaj ky person e ka fyer edhe familjen e Pandurit.