LajmeMaqedoni

Mucunski – Hooker: Partneriteti strategjik me SHBA-në është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alison Hooker.

“Në takim u konfirmua niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe partneriteti i fortë strategjik ndërmjet dy vendeve, si dhe përcaktimi i përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tij në fushat me interes të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit diskutuan për sigurinë energjetike, lidhshmërinë rajonale, si dhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale të sigurisë dhe zhvillimet në kuadër të NATO-s”, njoftoi Ministria.

Në takim u theksua se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleanca në kuadër të NATO-s përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë kolektive, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close