LajmeMaqedoniTopLajm

Alarm! Ulet në mënyrë drastike numri i filloristëve rreth 4.900, në krahasim me vitin e kaluar!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se në fillim të vitit të ri shkollor pritet të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak krahasuar me vitin e kaluar, duke theksuar se shifrat ende nuk janë përfundimtare.

Ajo tha se numri i nxënësve është në rënie, si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm, megjithëse, sipas saj, ulja në shkollat e mesme nuk është e theksuar.

“Këto të dhëna nuk janë përfundimtare, pasi në muajin gusht do të zhvillohet edhe afati i tretë i regjistrimit. Megjithatë, në shkollat fillore vërehet një rënie e konsiderueshme e numrit të nxënësve dhe aktualisht kemi mbi 4.000 fëmijë më pak se vitin e kaluar”, deklaroi Janevska.

Ajo shtoi se të dhënat përfundimtare do të dihen pas përfundimit të të gjitha afateve të regjistrimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close