
Njoftim për aplikim për vauçerë për nxënësit e klasës së parë!
Komuna e Tetovës i njofton prindërit se nga data 23 qershor deri më 10 korrik 2026 do të jetë i hapur aplikimi për përfitimin e vauçerëve për nxënësit e regjistruar në klasën e parë.
Formulari i aplikimit mund të merret në Sektorin për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës ose të shkarkohet nga faqja zyrtare e komunës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim dorëzohen në Sektorin për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit që janë regjistruar në klasën e parë deri më 22 qershor 2026



