
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në kuadër të Samitit të G7 në Francë, si një hap të rëndësishëm drejt dialogut, deeskalimit dhe forcimit të sigurisë ndërkombëtare, shkruan Top24
Ahmeti thekson se “Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i një rëndësie të veçantë për sigurinë globale. Besoj se ky memorandum do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe do të hapë rrugën për një kapitull të ri të paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit.
Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në kuadër të Samitit të G7 në Francë, si një hap të rëndësishëm drejt dialogut, deeskalimit dhe forcimit të sigurisë ndërkombëtare.
Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i një rëndësie të veçantë për sigurinë globale.
Besoj se ky memorandum do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe do të hapë rrugën për një kapitull të ri të paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit.




