LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Sot u vendos drejtimi i reformave që i kanë munguar arsimit të lartë prej vitesh

Kryetari i komunës së Çairit, njëherit një nga përfaqësuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti pas takimit të sotëm me kryeministrin Hristjan Mickovski ku aritën dakordësi për ligjin për arsim të lartë përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se “Sot u vendos drejtimi i reformave që i kanë munguar arsimit të lartë prej vitesh duke shtuar më tej se “Me këtë mbyllet epoka e formalizmit dhe vendoset meritokracia. H-indeksi largohet, vendet e punës mbrohen dhe krijohen mundësi për avancim të drejtë2. shkruan Top24

Sot u vendos drejtimi i reformave që i kanë munguar arsimit të lartë prej vitesh.
Bashkë me partnerët e qeverisë, arritëm marrëveshje për reformat e domosdoshme, për Miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Me këtë mbyllet epoka e formalizmit dhe vendoset meritokracia. H-indeksi largohet, vendet e punës mbrohen dhe krijohen mundësi për avancim të drejtë.
Universitetet në gjuhën shqipe pozicionohen si të barabarta dhe konkurruese, ndërsa investimi në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” konfirmon qartë prioritetin tonë për arsim cilësor.
Ky është vendim që shtyn përpara sistemin dhe garanton drejtësi për të gjithë.
Urime!

Related Articles

Back to top button
Close
Close