
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Alsat-M ka theksuar se agjenda reformuese dhe integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Europian mbetet prioritet edhe pse aktualisht nuk është vetëm Maqedonia problemi kryesor por që Bashkimi Europian ka hallet eveta dhe nuk ka një strategji të qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, shkruan Top24
Kasami më tej shtoi se Maqedonia po bën shumë më shumë se çdo vend tjetër për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të BE-së duke theksuar më tej se kur të meret edhe garancia se nuk do të ketë kushte tjera atëher edhe me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të jemi afër BE-së.



