LajmeSport

Nga Amedi e Bodrumi te Kayserispori, Hasani dhe Seferi bashkojnë forcat

Kayserispori ka zyrtarizuar brenda së njëjtës ditë transferimin e dy sulmuesve shqiptarë, Florent Hasanit dhe Taulant Seferit.

Florent Hasani, reprezentues i Kosovës, i bashkohet klubit turk pas sezonit të fundit te Amedi, ku në 37 ndeshje shënoi 18 gola dhe regjistroi shtatë asistime.

Ndërkohë, Taulant Seferi vjen nga Bodrumi, ku në sezonin e kaluar realizoi 16 gola dhe shtatë asistime.

Me afrimin e dy sulmuesve shqiptarë, Kayserispori forcon repartin ofensiv dhe krijon një dyshe të re shqiptare në skuadër.

Hasani dhe Seferi pritet të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit turk në sezonin e ri, me synimin për të ndihmuar Kayserisporin në arritjen e objektivave të saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close