Bajram Rexhepi: Kuvendi i nëndegës në Shipkovicë zgjodhi Abdulla Halilin kryetar të nëndegës
30 Mars, 2026
1 minute read
Në vazhdën e ringritjes dhe riorganizimit strukturor të nëndegëve të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë sonte është mbajtur kuvendi i nëndegës së Shipkovicës ku për kryetar nëndege është zgjedhur Abdulla Halili kryetar i kësaj nëndege me shumicë votash, shkruan Top24
” Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe në prani të shumë aktivistëve, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege. Kryetar i ri u zgjodh Abdulla Halili, sipërmarrës i ri, djalosh me elan dhe energji, i rritur në një familje me taban dhe vlera të forta patriotike. Shipkovica ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, sakrificës dhe i fillimeve tona. Dhe pikërisht nga ky vend, ne po rinisim me shumë forcë dhe me shumë besim një vizion të ri për të ardhmen” shkruan Bajram Rexhepi.
Shipkovica zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sonte vazhduam në Shipkovicë, vendbanimin e malësisë së Tetovës ku nisi rrugëtimi i barazisë shoqërore dhe politike të shqiptarëve.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe në prani të shumë aktivistëve, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege. Kryetar i ri u zgjodh Abdulla Halili, sipërmarrës i ri, djalosh me elan dhe energji, i rritur në një familje me taban dhe vlera të forta patriotike.
Shipkovica ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, sakrificës dhe i fillimeve tona. Dhe pikërisht nga ky vend, ne po rinisim me shumë forcë dhe me shumë besim një vizion të ri për të ardhmen.
Shtëpia ndërtohet mbi themele të forta, dhe ne po i vendosim ato sot, duke ndërtuar një BDI më të fuqishme dhe më të hapur për të gjithë. Një familje politike ku energjia e të rinjve bashkohet me përvojën, ku çdo kontribut ka vlerë dhe ku zëri i secilit jo vetëm dëgjohet, por bëhet pjesë e vendimmarrjes.