LajmeRajonTopLajm

Rëndohet kriza politike në Kosovë/ Bislimi: Situata është dramatike, rrezikojmë sërish të shkojmë në zgjedhje

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Bislimi, Labinot Bislimi ka reaguar lidhur me ngërçin politik në Kosovë, duke e cilësuar situatën aktuale si një krizë të thellë që po dëmton vendin.

Bislimi ka kritikuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se situata politike nuk është dramatike. Sipas tij, vazhdimi i ngërçit politik për një periudhë të gjatë është shqetësues dhe përgjegjësia për këtë situatë është e njohur.

Ai ka theksuar se, ndryshe nga qëndrimi i Konjufcës, realiteti politik në Kosovë është serioz.

“Nëse vazhdojnë me këtë ngërç politik prej dy vitesh, ku fajtorin kryesor ne e dimë, Konjufcës nuk i bëhet vonë dhe, siç shprehet ai, nuk është dramatike. Për të nuk është dramatike kur Ambasada Amerikane jep deklarata të forta që Kosova të largohet nga ndikimi rus, kur Kushtetuta shkelet dhe ne mbajmë pesë palë zgjedhje dhe rrezikojmë seriozisht të shkojmë sërish në zgjedhje. Asgjë nuk është dramatike.

Realiteti i Kosovës sot është dramatik dhe vendi është në një krizë të thellë. Kjo është bërë një situatë e favorshme për armiqtë e Kosovës.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close