LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton katër vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Rafi Halili

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka kujtuar katër vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare Rafi Halili duke shënuar se Rafi Halili, një personalitet i rëndësishëm i organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve, shkruan Top24

Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë vizituan varezat ku vendosen lule pranë varit të Rafi Halilit sidhe vizituan fshatin Gajre ku po ashtu pranë bustit të tij vendosën lule.

Sot përkujtoj 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të revolucionarit Rafi Halili, një personalitet i rëndësishëm i organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve.
Rafi Halili ishte pjesë e përpjekjeve të pandërprera për liri, drejtësi dhe barazi, duke dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, si dhe në veprimin politik e revolucionar të kohës. Ai drejtoi organizatën revolucionare “Kushtrimi i Lirisë”, si dhe gazetën me të njëjtin emër, e cila shërbeu si organ i kësaj organizate dhe zë i rezistencës politike të asaj kohe.
Si bashkëveprimtar dhe shok i Rexhep Malës e Gafurr Lokut, Rafi Halili i përkiste brezit që e kuptoi se ndryshimi kërkon guxim, përkushtim dhe sakrificë, duke e shndërruar idealin kombëtar në veprim konkret politik.
Sot e kujtoj me respekt të veçantë jo vetëm Rafi Halilin, por edhe jetën dhe veprën e tij, të cilat mbeten pjesë e trashëgimisë sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vazhdojnë rrugën e angazhimit për dinjitet dhe barazi.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close