Bota

Mjekë pa kufij deri më 9 nëntor duhet ta lëshojnë Libinë

Autoritetet libaneze me seli në Tripoli u kanë urdhëruar përfaqësuesve të organizatës joqeveritare Mjekë pa kufij që ta lëshojnë vendin deri më 9 nëntor.

“Na vjen thellësisht keq për këtë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë dhe jemi seriozisht të shqetësuar për ndikimin në shëndetin e njerëzve që ndihmojmë”, tha Stiv Purbrik, kreu i programeve të Mjekëve pa kufij në Libi.

Ndërsa në komunikatën e Mjekëve pa kufij theksohet se nuk kanë marrë asnjë shpjegim për dëbimin e stafit të saj.

Më parë, autoritetet në Tripoli mbyllën zyrat e disa OJQ-ve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe Mjekë pa kufij, duke i akuzuar ato për kryerjen e “aktiviteteve që kërcënojnë sigurinë kombëtare”.

Sipas qeverisë me seli në Tripoli, organizatat po ofronin ndihmë mjekësore për migrantët e paligjshëm në mënyrë që të vendoseshin në vend.

Libia është një nga rrugët kryesore të tranzitit për migrantët që shkojnë në Evropë. Vendi është i ndarë midis dy administratave rivale dhe ka qenë në kaos që nga rrëzimi i Muamar Gadafit në vitin 2011. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close