LajmeSport

Ferran Torres arrin marrëveshjen me Paris Saint Germain, nisin bisedimet me Barcelonën

Ferran Torres është një prej emrave të rëndësishëm që largohen nga Barcelona në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi valencian, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin katalanas gjatë kësaj jave i tha ‘po’ një transferimi në Francë te Paris Saint Germaini.

E përditshmja ‘Marca’ shton se Paris Saint Germain është gati të paguajë deri në 50 milionë euro për kartonin e Ferran Torres me palët që janë shumë pranë edhe pse nuk ka ende një ofertë formale. Barcelona nga ana e saj pranon se është e vetëdijshme për vullnetin e Ferran Torres dhe interesin e klubit transalpin për të siguruar shërbimet e futbollistit. Ferran ishte në planet e Drejtorisë Sportive dhe Deco ishte gati të ofronte rinovimin në shtator pasi të ishte mbyllur merkatoja e transferimeve për çështje të lidhura me Fair Play Financiar. Por sulmuesi i kombëtares spanjolle preferon të transferohet në Paris për të nisur një aventurë të re profesionale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close