
Armata ukrainase kumtoi se pohimet e presidentit rus, Vlladimir Putin se qyteti Kupjansk është i rrethuar nga forcat ruse janë “fantazira”.
Paraprakisht, Putini deklaroi se qyteti verilindor ukrainas është i rrethuar nga forcat ruse.
Grupi i përbashkët ukrainas i punës kumtoi se trupat ruse ndodhen në phesën veriore të qytetit, por shtoi se pohimet për rrethim janë të rrejshme.
Projekti për hartim të fush[betejës në Ukrainë në bazë të burimeve të kapshme publike “Deep state” gjithashtu nuk e shfaqë Kupjanskin si të rrethuar nga trupat ruse.



