
Ndërtimi i interkonektorit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe diversifikimin e furnizimit me gaz në rajon, ishte në fokus të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me Jovana Joksimoviq, ndihmësministres serbe të Minierave dhe Energjetikës, e anagzhaur për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim evropian, që u mbajt në kuadër të Forumit të 14-të ndë[rkombëtar për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm (IFESD-14) në Shkup.
Dy bashkëbisedueset u dakorduan se projekti duhet të realizohet në dinamikë të përshpejtuar, me qëllim që të mundësohet ndërlidhja e sistemeve të gazit të të dy vendeve dhe qasje drejt burimeve të reja të gazit, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM).
Në margjina të forumit, plotësisht, në MEMBM u mbajt takim pune në të cilin u diskutua koordinimi i institucioneve dhe operatorëve në të dy vendet për realizim të projektit. U shqyrtuan procedurat dhe hapat teknik për përshpejtim të mëtutjeshëm të aktiviteteve.
“Interkonektori i gazit me Serbinë është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që do të mundësojë stabilitet dhe siguri të vërtetë energjetike. Ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – ai është i rëndësishëm edhe për tërë Evropën. Me këtë lidhje të re energjetike, të dy vendet do të kenë qasje drejt burimeve dhe rutave alternative, ndërsa Evropa fiton një Ballkan më mirë të lidhur. Ky është hap që e pozicionon vendin tonë si partner aktiv dhe përgjegjës në hartën e re energjetike të Evropës. Qëllimi ynë i përbashkët është ky projekt të rrealizohet në afat sa më të shkurtë – sepse çdo ditë është e rëndësishme për të ardhmen tonë energjetike. Me përpjekje të përbashkëta do ta realizojmë këtë projekt, në koordinim të ngushtë dhe komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë nga Serbia”, deklaroi Bozhinovska.
Joksimoviq porositi se do të punojnë bashkarisht që interkonektori të bëhet rrealitet në afat sa më të shkurtë.
Ai theksoi se interkonektori i gazit me shtetin është një projekt i cili ka vlerë, siç tha, larg kufijve tanë.
“Është pjesë e vizionit për rajonin i cili është i lidhur me energjetikën, i sigurt dhe i harmonizuar me objektivat evropiane. Serbia dhe Maqedonia së bashku tregojnë se me partneritet dhe strategji të përbashkët mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme energjetike. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e energjetikës është shembull se si partneriteti rajonal mund të sjellë rezultate konkrete. Bashkëpunimi me kolegen Bozhinovska dhe me ekipin e Maqedonisë është intensiv dhe jashtëzakonisht konstruktiv. Jam i bindur se me koordinim të përbashkët dhe mbështetje të operatorëve tanë “Serbiagaz” dhe “Nomagaz” do të krijojmë një bosht të ri energjetik të stabilitetit mes dy vendeve. Kemi një dinamikë të qartë, studime të përfunduara dhe mbështetje nga institucioet evropiane. Hapi i radhës është veprimi i koordinuar për ndërtim”, deklaroi Joksimoviq.
Me interkonektorin e gazit Serbi-Maqedoni duhet të mundësohet lidhje dykahëshe për transportin e gazit natyror mes dy shteteve, që so të thotë qasje në burime të reja të furnizimit.
Pas Memorandumit për mirëkuptim për ndërtimin e interkonektorit, që e firmosën të dy qeveritë, një dokument të tillë e nënshkruajtën edhe operatorët kombëtar “Serbiagaz” dhe “Nomagaz”, ndërsa me qëllim të përshpejtimit të realizimit të projektit.
Gazsjellësi është në gjatësi prej 70 kilometra, nga të cilat 47 në Serbi, ndërsa 23 në shtet. Tek ne do të lidhet me gazsjellësin e përhershëm në Kleçovc, ndërsa në Serbi me gazsjellësin në Vranje.
Projekti paraqet një lidhje energjetike strategjike që duhet të mundësojë diversifikimin e burimeve të gazit, siguri më të madhe energjetike dhe integrim rajonal të tregjeve të gazit.






