
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Koreja e Veriut ka marrë një vendim për të vendosur në territorin rus 30 mijë deri në 50 mijë trupa, duke paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Phenianit dhe Moskës.
Sipas presidentit ukrainas, trupat koreano-veriore janë përfshirë më herët në luftë në krah të Rusisë, ndërsa tani pritet një zgjerim i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se forcimi i lidhjeve ushtarake mes dy vendeve mund të ketë pasoja për sigurinë rajonale, pasi Pheniani do të përfitojë nga përvoja e drejtpërdrejtë në fushën e betejës dhe nga teknologjia ushtarake ruse.
Në këtë kuadër, Zelensky i bëri thirrje Koresë së Jugut për një bashkëpunim më të ngushtë me Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.



