Teknologji

BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro

Google, është gjobitur me 2.95 miliardë euro nga Bashkimi Evropian për abuzim me pushtetin e saj në sektorin e teknologjisë së reklamave – teknologjia që përcakton se cilat reklama duhet të vendosen në internet dhe ku.

Komisioni Evropian tha të premten se gjiganti i teknologjisë kishte shkelur ligjet e konkurrencës duke favorizuar produktet e veta për shfaqjen e reklamave në internet, në dëm të rivalëve. Kjo vjen mes rritjes së kontrollit nga rregullatorët në të gjithë botën mbi perandorinë e gjigantit të teknologjisë në kërkimin dhe reklamimin në internet.

Google i tha BBC-së se vendimi i Komisionit ishte “i gabuar” dhe se do ta apelojë. “Nuk ka asgjë antikonkurruese në ofrimin e shërbimeve për blerësit dhe shitësit e reklamave, dhe ka më shumë alternativa ndaj shërbimeve tona se kurrë më parë”, thuhet në përgjigjen e Google-it.

Në vendimin e të premtes, Komisioni akuzoi Google për “vetëpreferencë” të teknologjisë së vet mbi të tjerët. Si pjesë e gjetjeve të tij, Komisioni tha se Google kishte rritur qëllimisht shkëmbimin e vet të reklamave, AdX, mbi konkurrentët ku reklamat blihen dhe shiten në kohë reale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close