LajmeMaqedoniTopLajm

Ramadani e Veseli vizitojnë vendlindjen e dëshmorit Halil Rekaliu: Bashkë për Sarajin e barazisë dhe dinjitetit

Kandidati për kryetar të Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, vizituan sot fshatin Gërçec, vendlindjen e dëshmorit të kombit, Halil Rekaliu. Gjatë vizitës, banorët pritën kandidatët me mikpritje të jashtëzakonshme, duke kujtuar me respekt sakrificën për liri dhe barazi që nuk shlyhet kurrë, njofton Top24

Ramadani theksoi se me vizion, projekte konkrete dhe respekt reciprok, AKI do të ndërtojë një Saraj të barazisë dhe dinjitetit, duke punuar për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sot, bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, vizituam fshatin Gërçec, vendlindjen e dëshmorit të kombit Halil Rekaliu.
Një mikpritje e jashtëzakonshme nga banorët e këtij vendi, të cilët me dinjitetin dhe fjalën e tyre na kujtojnë se sakrifica për liri dhe barazi nuk shlyhet kurrë.
Me Aleancën Kombëtare për Integrim, me vizion, projekte konkrete dhe respekt reciprok, do të ndërtojmë Sarajin e barazisë dhe dinjitetit.
#AleancaKombëtarepërIntegrim #Gërçec #SarajiQëDuam #LavdiDëshmorëve #BashkëPërFitore”, shkruan Ramadani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close