LajmeMaqedoniTopLajm

I madh e i vogël në Shipkovicë presin frymën e re që sjellë Bajram Rexhepi

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi sonte ka takuar banorët e Shipkovicës ku i ishte organizuar një pritje madhështore nga më i vogli deri tek më i madhi. Rexhepi këtë takim me banorët e Shipkovicës e vlerësoi si një porosi nga vendi i kthesave të mëdha por i haruar nga pushteti, shkruan Top24

Sonte #Kuvendojmë me banorët e Shipkovicës!
Shipkovica, vendi i kthesave të mëdha, por njësoj si gjithë malësia e Tetovës, e lënë në harresë, pa plane zhvillimi dhe pa investime për të ardhmen.
Banorët na shprehën kërkesat e tyre të drejta:
– Rregullimi dhe vazhdimi i projektit të përroit – ankesa e dërguar, por pa përgjigje nga komuna dhe Ministria e Ekologjisë.
– Rregullimi i rrugës ekzistuese në fshat.
– Asfaltimi i rrugës së re, e hapur prej kohësh por e papërfunduar.
Ne do të bëjmë më të mirën që dimë dhe mundemi, që Shipkovicës t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë që e meriton.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close