
Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai e quajti ditën e parë të shkollës si një gëzim dhe një fillim të ri, duke theksuar se detyrim i institucioneve është të krijojnë kushte më të mira për arsimin.
“Është obligimi ynë të krijojmë shkolla më të sigurta, kushte më të mira dhe arsim cilësor. Për çdo nxënës, mësues dhe prind, uroj një vit të mbarë e të suksesshëm,” – shkroi Rexhepi.
Urimi i tij shoqërohet me mesazhin për përkushtim më të madh ndaj gjeneratave të reja dhe nevojës për investim në arsim si themel i së ardhmes së Tetovës.



