
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mirëpriti në takim pune ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, gjatë të cilit u konfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet aktuale reformuese dhe prioritetet e ardhshme në zbatimin e Agjendës së Reformave, me theks të veçantë në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në harmonizimin e legjislacionit me të drejtën evropiane, si dhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Kroacia është mike dhe mbështetëse e jona në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa përvoja e saj nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është veçanërisht e rëndësishme për vendin tonë. Kjo përvojë, veçanërisht në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane, paraqet një mbështetje të rëndësishme për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në takim u konfirmua përcaktimi i përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit partneriteti dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.





