
Kandidati i AKI-t për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka shpalosur planin për kulturë në këtë komunë të Shkupit, njofton Top24
Premtoi se do ta shndërrojë në qendër të kulturës së Shkupit.
“Do të jetë edhe krijimi i festivalit, i sponsorizuar nga Komuna që do të quhet DokuNëShkup. Do të jetë një festival 60 ditësh në Çarshi, i cili do të jetë qendër graviteti kulturore jo vetëm për Shkupin, por gjitha trojeve. Pastaj do të jetë subvencionimi i nxënësve, studentëve që kapin drejtimin e kulturës për shkak se pa pasur potencialin kuadrovik të njerëzve, ne Çairin nuk mund ta shndërrojmë në Qendër Kulturore të Shkupit”, tha Osmani.
Ai premtoi se do të krijojë Qendër Multifunksionale Kulturore në Sheshin “Skënderbeu”.
“Ideja jonë është që në Sheshin “Skënderbeu”, pjesa sipër, tani e pa shfrytëzuar. Ju e dini se sheshi është në shkallë dhe tani është i pashfrytëzuar, është shndërruar në kontejner mbeturinash, dhe aty ka një potencial të hatashëm, jemi duke e diskutuar me arkitektin, që të shndërrohet në Qendër multifunksionale edhe me karakter kulturor”, tha Osmani.



