LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani: Do të bëjmë gjithçka për një shkollim të mirë e të sigurt për fëmijët tanë

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, duke ndarë emocionin personal për faktin se edhe vajza e tij nisi sot klasën e parë.

“Ashtu si vajza ime Dua sot, qindra e mijëra fëmijë fillojnë shkollën. Suksese për të gjithë vogëlushët! Unë dhe prindërit tuaj do të bëjmë gjithçka që ju të keni shkollim të mirë e të sigurt! Ndriçofshi çdo orë e ditë të jetës,” – shkroi Limani.

Mesazhi i tij vjen si urim, por edhe si zotim për përkushtim më të madh ndaj arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për fëmijët e Gostivarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close