
Sekretari i pëgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar 23 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim duke shënuar se 2BDI nuk është vetëm parti politike, por është zëri i përfaqësimit të denjë, historia e betejave të fituara dhe garancia e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët”, shkruan Top24
Gëzuar Ditëlindjen, BDI! 
Sot shënojmë 23 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim – lëvizjes që doli nga lufta e vitit 2001 dhe u shndërrua në forcë shtetformuese, duke vulosur rolin e shqiptarëve si faktor kyç në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe demokratike në Maqedoninë e Veriut.
BDI nuk është vetëm parti politike, por është zëri i përfaqësimit të denjë, historia e betejave të fituara dhe garancia e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët.
Urime të gjithë anëtarëve, përkrahësve dhe strukturave që i qëndrojnë besnik idealit dhe misionit të saj!



