
Më shumë se 840 filloristë dhe 1.100 nxënës të shkollës së mesme në Tetovë do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor. Për dallim nga trendi i viteve të kaluara ku vërehej rënie e vazhdueshme, sivjet numri i nxënësve në këtë komunë është stabilizuar. Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, thotë se shifra përfundimtare pritet të rritet edhe më tej, për shkak të regjistrimeve të vonesave.
“Viti i ri shkollor do të filloj më një shtator të këtij viti. Komuna ka bë gjitha përgatitjet gjatë këtyre ditëve të pushimeve dhe janë përgatitur gjitha shkollat për fillim të duhur të procesit edukativ arsimor. Deri në këto momente, në shkollat e mesme janë regjistruar mbi 900 nxënës, dhe procesi do vazhdoj edhe pas fillimit të vitit shkollor, sepse ka prind të cilët, nuk kanë në shtet brenda afateve të regjistrimit dhe këta procedura do vazhdojnë dhe do regjistrohen edhe ata nxënës që duhet të regjistrohen në fillore. Procesi në shkollat e mesme e dini që afati i tretë ka qenë më datë 20 gusht të këtij viti”, tha Nazmi Dauti – Sektori për Arsim, Komuna e Tetovës.
Nxënësit e shkollës së mesme tekstile do ta zhvillojnë mësimin të ndarë – një pjesë online dhe një pjesë me prezencë fizike në shkollën fillore “Besa” në Reçicë, derisa të përfundojë ndërtimi i godinës së re.
“Sipas Dinamikës së paraparë, mendojmë që deri në fund të vitit punimet të jenë të përfunduara, e sa i përket shkollës së Sellcës, Qeveria për këtë vit ka ndarë 7 milion denarë që duhet të bëhet edhe muri mbajtës si kusht që të zmadhohet kjo shumë dhe besoj që edhe ky projekt do jetë gati, do rritet shuma dhe do hapet furnizimi publik edhe për fazën e dytë. Pra të dy shkollat, në fillim të vitit të ardhshëm nxënësit e këtyre shkollave do nisin me mësim në këto objekte”, u shpreh Albi Qamili – zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës.
Një risi këtë vit është edhe kontrolli më i rreptë i rajonizimit të shkollave nga ana e komunës, për të parandaluar grumbullimin joproporcional të nxënësve vetëm në disa shkolla të caktuara.



