
Lideri i ASH-së, Arben Taravari, sot ka mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike.
I pyetur për deputeten Mimoza Musa e cila nëpërmjet një statusi sot u distancua nga Taravari, tha se çdokush ka bindjen e vet
“Çdokush e ka bindjen e vet, ashtu si mendon ashtu si vepron. E respektojm çdo vendim të çdo njeriu, kjo është demokraci”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se a do të vijë ministri nga ASH, Arben Fetai, ai u shpreh se do ta shohim gjatë mbledhjes.


